E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Arrestohet kirurgu Luan Mustafa, dyshohet se e sulmoi fizikisht kolegun e tij

Kirurgu në Spitalin Regjional Gjilan, Luan Mustafa është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një koleg të tij derisa ndodhej në zyre.

Këtë për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani derisa shtoi se kirurgu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjiës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehta trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor.I dyshuari është larguar nga vendngjarja. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilsohet “LËNDIM I LEHT TRUPOR” rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan”, ka thënë Hashani për Insajderin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer