Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin, të cilët i ka falënderuar për angazhimin.
Ajo ka shkruar në Facebook të mërkurën se Ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më shumë, duke e konsideruar partnere e besueshme e ushtrive aleate të NATO-s.
“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO. Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar ajo.
Ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka miratuar Kosovës shitjen e raketave “Javelin” dhe e ka dërguar çështjen në Kongresin amerikan.
Bëhet fjalë për blerjen e 246 raketave për 75 milionë euro.