E mërkurë, 23 Tetor, 2024

EKSKLUZIVE: Njeriu ‘kryesor’ i tenderave në Drenas largohet nga pozita e zv. shefit të zyres së prokurimit!

Rajoni raportoi pak me parë për disa zhvillime që janë ndërmarrë nga policia e krimeve ekonomike në Komunën e Drenasit ndaj zyrtareve komunal për të cilët janë ngritur dyshime për keqperdorim të kontratave, keqmenaxhim dhe kurdisje të tendereve, raporton portali rajoni.org.

Burime të sigurta brenda zyres së Ramiz Lladrovcit kanë bërë me dije së nga sot, Gëzim Hajdini nuk do t’a ushtroj poziten e Zv.Shefit të Zyrës së Prokurimit.

Nuk dihet nëse largimi i tij është si pasojë e intervistimeve të vazhdushme që kanë ndodhur nga policia e krimeve ekonomike ndaj zyrtareve komunal të Drenasi apo është thjeshtë vetë-largim për shkak të arsyjeve personale dhe profesionale.

Rajoni së shpejti do të publikoj emrin së kush do t’a zë vendin e Hajdinit në prokurim.

Rajoni do të ju mbaj të informuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer