Shkatrrimi i fondit të shtazve të egra në pyjet e komunes se Skenderajt tashë më është bërë një rutinë e cila nuk po arrinë të ndalet nga askush, shkruan portali rajoni.org.
Kjo ka ndodh në menyrë sistematike qe nga pas lufta dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe dëshmi e kësaj janë edhe këta zagar që sotë janë lëshur për të ndjekur diqka nëse hasin.
Gjuetaret e pa ndergjegjeshem deri më tani kanë vrarë pa kurrfarë kriteri dhe rojet që merren me mbrojtjen e ketyre shtazve kanë qenë të pa fuqishmë për ta stopur këtë dukuri negative edhe pse përpjekjet e tyre kanë qenë maksimale.
Në shkatrrim e kesaj pasurie natyrore perkatesia etnike nuk ka qenë fare problem pasi në këtë aktivitet kanë marr pjesë Shqipëtar dhe serb nga komuna e Zubin Potokut.
Duke parë këtë trendë të zhdukjesë se faunes, Komuna e Skenderajt, ka vendosur që ta bëjë një reformim në këtë drejtim dhe më atë që tërë potenicali i faunës në teritorrin e Skenderajt të privatizohet.
Me 18 janar të këtij viti, vendgjuetia “Drenica” është vendosur sërish në ankand për kompanitë e interesuar në menaxhimin e saj.
Siperfaqja e pergjithshme e vendgjuetis në territorin e Komunes së Skenderajt e që do të jipet për menaxhim ështe 37.438.00 hektar, ndersa siperfaqja aktive për ushtrimin e veprimtarise të gjuetise është 29.772.21 hektar.