E enjte, 24 Tetor, 2024

Gangsterët që mbyten jetimin janë djem biznesmenësh

Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Zejnullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes.Dy të rinjtë ndodhe ende në arrati, shkruan Insajderi.

Insajderi ka mësuar se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.

Sipas burimeve të Gazetës, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës.

Besim Kadriu është pronar i një një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.

Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës” SOA Security”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer