Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë, shkruaj portali rajoni.org.
Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Shtuticë të Drenasit, ku pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale, policia ka bastisur të dyshuarin dhe i kanë konfiskuar armen të cilën i njëjti e kishtë ekspozuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregull dhe do të hetohet për vepren penale ’posedim të paautorizuar të armës’./Rajoni.org/