E enjte, 24 Tetor, 2024

Këto janë dy motrat ‘trimëresha’ që rrahën dy police në stacionin e policisë në Mitrovicë

Dje rreth orës 07:40 ka ndodhur një rast i quditshëm në Mitrovicë, ku dy femra kanë rrahur dy police në Stacionin Policor, raporton vezhguesi.

Vezhguesi.com merr vesh nga burime brenda Policisë se dy femrat e dyshuara janë D. Nuhi 18 vjeçare dhe Z. Nuhi 15 vjeçare, motra mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në Stacionin e Policisë në Mitrovicë, ku femrat e dyshuara kanë refuzuar që të merren në pyetje nga ana e Policisë lidhur me një rast. Pas rezistencës së tyre, të njejtat kanë sulmuar fizikisht dy police.

Pas ngjarjes, policet e sulmuara janë detyruar që të marrin trajtim në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Vezhguesi.com merr vesh se me urdhër të prokurorit, D. Nuhi është dërguar në mbajtje, ndërsa Z. Nuhi është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer