Klubi italian, Inter raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin iranian të Portos, Mehdi Taremi.
Sipas medieve italiane, Taremi do t’i bashkohet zikaltërve në muajin qershor si futbollist i lirë.
Marrëveshja mes Interit dhe sulmuesi iranian thuhet se tashmë është në detajet e fundit.
“Taremi pritet të firmosë një kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër”, shkruajnë mediet italiane.
Siç raportohet, Interi shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë iranianin në fanellën e internistëve.