E enjte, 24 Tetor, 2024

Asamblistja e VV’së në Drenas e ‘godet’ pushtetin e Lladrovcit: Qytetarët e Drenasit nuk mund të mashtrohen!

Kryetarja e LVV’së në Drenas, Egzona Tërdevci ka reaguar me një status në rrjetin social “facebook” ndaj gjithë pushtetareve lokale të cilët sipas saj po shpifin duke thënësë Qeveria Kurti nuk po investon në Drenas, shkruan portali rajoni.org.

Ajo ka thënë së vetë kuvendi komunal i Drenasit vetëm në muajin janar do të ndaj disa parcela për disa projekte që do të financohen nga qeveria.

“Pra, vetëm për muajin janar si Kuvend Komunal do të ndajmë parcela për këto projekte nga Qeveria:

  • Ndërtimi i paraleles së ndarë “Rasim Kiçina” në fshatin Shtrubullovë
  • Dy çerdhe – në Terstenik dhe Nekoc
  • Ndërtimi i Stacionit Sizmik Sekondar”, ka shkruar ajo në facebook.

Postimi i plotë;

Qytetarët e Drenasit nuk mund të mashtrohen!

Ata që po shpifin se Qeveria Kurti  nuk po investon në Drenas, marrin përgjigje në materialin e seancës së Kuvendit Komunal për këtë muaj!

Pra, vetëm për muajin janar si Kuvend Komunal do të ndajmë parcela për këto projekte nga Qeveria:

● Ndërtimi i paraleles së ndarë “Rasim Kiçina” në fshatin Shtrubullovë

● Dy çerdhe – në Terstenik dhe Nekoc

● Ndërtimi i Stacionit Sizmik Sekondar.

Kaq për janarin nga Qeveria e Kosovës për Drenasin.

Shpifjet nuk kalojnë! Qytetarët e Drenasit nuk mashtrohen lehtë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer