E enjte, 24 Tetor, 2024

Deshton pushteti i Drenasit, Ramiz Lladrovci tërheq propozimin nga pika e ditës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e para për këtë vit, shkruan portali rajoni.org.

E menjëherë pas perfundimit të seances, asamblistja Egzona Tërdevci ka reaguar me një postim në rrjetin social ku ka treguar së pushteti i Ramiz Lladrovcit ka dështuar të kaloj piken ku planifikohej të jipeshin 70 prona në nshfrytëzim për 99 vite.

Sipas saj pushteti u terhoq nga kjo pike pasi që e pa së nuk i ka votat e mjaftushme t’a kaloj këtë propozim.

Postimi i plotë:

Komuna e Drenasit kishte propozu që sot të hidhej në votim që 70 prona të jipen në shfrytëzim për 99 vite, vendim ky që u kundërshtua nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Drenas.

Këtë vendim e kundërshtuan edhe disa subjekte tjera opozitare dhe disa asambleistë nga PDK-ja.

Meqë gjatë seancës u bë e qartë se ky propozim nuk i ka votat e mjaftueshme, ky propozim u hoq nga z.Lladrovci.

Grupi ynë mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e pasurisë publike!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer