E enjte, 24 Tetor, 2024

Ministrja Hajdari largon nga puna zyrtarin e MINT-it që sinjalizoi keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Ermal Kutllovci, punonjës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) të Kosovës, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën, njoftoi se u largua nga puna për shkak të ngritjes së zërit mbi keqpërdorimin e rezervave shtetërore nga institucioni që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari – rreth 10 milionë euro dyshohet se u keqpërdorën gjatë procesit në fjalë.

“Për informimin e drejtë e të sinqertë për gjithsecilin, unë jam zyrtari i cili i ka thënë JO një procesi të kundërligjshëm e me shumë të panjohura, siç ishte procesi i furnizimit me produkte për Rezervën Shtetërore në Vitin 2022”, shkroi Kutllovci, ndërsa shtoi se ministrja Hajdari edhe “kërcënoi hapur”, duke i thënë “mbylle gojën” pasuar nga inicimi i procedurës disiplinore.

“U trondita me sjelljen dhe tendencën e ministres Hajdari për të ndaluar e cenuar fjalën dhe mendimin e lirë e sidomos për çështjen e procedurës së furnizimit të rezervës shtetërore. Diskutimi im e shqetësoi dhe nervozot tejmase, saqë e humbi tërësisht kontrollin dhe kërkoi hakmarrje para të gjithëve”, shkroi zyrtari i MINT-it, i cili u shkarkua të martën nga pozita institucionale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer