E premte, 1 Nëntor, 2024

Largimi i Xavi “shkatërron” projektin e Barçës, Deco gati të shesë emra të mëdhenjë

Barcelona po kërkon të “shkatërrojë” projektin e tyre pas njoftimit të dorëheqjes së bërë nga Xavi të shtunën dhe drejtori sportiv Deco, pritet të marrë në duar skuadrën e katalanasve dhe të bëjë largimet e blerjet e tij.

Brenda klubit është një ndjenjë se skuadra aktuale nuk është e aftë për objektivat e saj, pavarësisht se në fillim të sezonit pretendonin se ishin për të fituar shumë trofe.

Sipas gazetës “Sport”, Deco dëshiron të ristrukturojë skuadrën dhe do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetëm duke shitur titullarët në mënyrë që të financojë rinovimin e skuadrës.

Ovjektivi është të sjellë rreth 200 milionë euro me shitjet gjatë merkatos së ardhshme të verës, të frymëzuar si nga presioni ekonomik, ashtu edhe nga nevojat sportive. “Viktimat” e para do të jetë Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, të cilëve u skadon kontrata dhe nuk dotë rinovohen. Raphinha është një tejtër lojtar që ka gjasa të largohet për një ofertë të mirë. Ndoshta edhe ndonjë qendërmbrojtës mund të largohet. Araujo është një objektiv i Bayern Munich dhe bavarezët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të, por Barcelona pohon se ai nuk është në shitje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer