Ivan Rakitic ka shkëputur kontratën e tij me klubin spanjoll të Sevilla. Duket se ish-lojtari i Barcelonës ishte i bindur se aventura e tij në Europë kishte përfunduar, dhe provoi që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Rakitic ka kryer me sukses vizitat mjekësore me klubin e Al Shabab dhe tani pritet firma e tij.