E premte, 25 Tetor, 2024

Qeveria mban mbledhje elektronike, i merr dy vendime

Qeveria ka mbajtur një mbledhje elektronike përgjatë së mërkurës.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, duke kumtuar të dy vendimet e ndërmarra.

Sipas njoftimit të ZKM’së, në mbledhje janë ndryshuar dy tabela të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për buxhetin e Kosovës, si dhe obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak.

Njoftimi i ZKM’së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:

-Ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.

-Pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer