Një fotografi e publikuar nga disa zyrtar Komunal të Skenderajt sëbashku me Sami Lushtakun, shihet ky i fundit duke pirë puro brenda hapësirës së mbyllur të komunës, raporton portali rajoni.org.
Ani së pirja e duhanit u be para syve të inspektoreve e në ambiente të mbyllura e cila është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e duhanit, mirëpo kjo nuk e pengoj Sami Lushtakun t’a bëjë një gje të tillë.
Kujtojmë që Pika 1.9 e Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë:
“1.9. Hapësirë e mbyllur – çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”.