E premte, 25 Tetor, 2024

Lladrovci ju dëshiron mirëseardhje dy drejtorëve të rinj, Arian Krasniqit dhe Albulena Saliukut

Sot, kanë filluar punën në krye të drejtorive, dy drejtorë, Arian Krasniqi dhe Albulena Saliuku, të cilëve kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ju ka dëshiruar mirëseardhje.

“Suksese Arian dhe Albulenë, pres më të mirën nga përkushtimi dhe përvoja Juaj”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, është dita e parë e punës për drejtorin e Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës, Arian Krasniqit, dhe Drejtoreshën e Buxhetit dhe Financave, Albulena Saliuku.

Drejtoreshat e drejtorët e drejtorive, janë bartësit kyç të performancës komunale, andaj, ekipi ynë i shkëlqyer, me Arianin dhe Albulenën do të vazhdojë të jetë më i miri në nivel nacional.

Suksese Arian dhe Albulenë, pres më të mirën nga përkushtimi dhe përvoja Juaj!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer