E premte, 25 Tetor, 2024

Dyshohet së prapa portalit qëndron edhe këshilltari i Ramiz Lladrovci, Reagon Fadil Nura lidhur me përpjekjet e një personi të arrestuar për shantazh

Sot një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për shantazh me një video të montuar dhe falsfikuar ndaj kreut të Skenderajt, Fadil Nurës, raporton portali rajoni.org.

Lidhur me të gjitha zhvillimet e sotmë, nga Amerika ka reaguar kreu i Skenderajt i cili ndër rreshta ka akuzuar së prapa tentimit për shantazh qëndron edhe një figurë me përgjegjësi publike, për të cilën rajoni mëson ekskluzivisht së dyshohet së prapa saj qëndron edhe këshilltari i Ramiz Lladrovci.

“Brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike”, thuhet ndër rreshta në reagimin e Nurës.

Vlen të permendet, së portali në fjale perdoret për propagand për pushtetin e Ramiz Lladrovcit dhe si administrator ka këshilltarin politik të tij.

Me poshtë gjeni reagimin e plotë të Nurës:

Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!

Duke iu besuar organeve të drejtësisë, të cilat janë të thirra të zbardhin gjithçka, dhe çfardo tjetër lidhur me këtë proces – tashmë të filluar, zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer