E premte, 25 Tetor, 2024

Nëse e shihni këtë grua lajmërone menjëherë Policinë

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, konkretisht me date 28.01.2024 rreth orës 20:55 deri sa një person ka qene duke dal nga automjeti ne Rr Sheh Eminnë Prizren, atij i kishte rene kuleta ne toke.

Më pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vrenjtë se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer