E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Kamberi:Pozitë e opozitë e akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se tollovia në seancën e konstituimit të Kuvendit të Serbisë u karakterizua me akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”.

Deputeti Shaip Kamberi në Facebook ka shkruar se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

“Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është ‘bashkëpunëtorë i Kurtit’. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka shkruar Kamberi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer