Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Vesel Zejnullahu ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rajoni.org edhe zyra e informimit të policisë për regjionin e Mitrovicës.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani per tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshes madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes!”.