E martë, 5 Nëntor, 2024

Gjykata e Lartë e Spanjës dënon Mourinho, portugezi duhet të paguajë një shifër të majme

Gjykata e Lartë ka konfirmuar se trajneri portugez, Jose Mourinho duhet të paguajë një borxh që korrespondon me shlyerjen e taksave në lidhje me Tatimin mbi të Ardhurat Personale (IRPF) të viteve 2011 dhe 2012 , kur ai drejtonte Real Madridin, ka raportuar mediumi spanjoll ‘Relevo’.

Mourinho është përgjegjës për shumën e 881,368 mijë eurove. Fillimisht, kjo shumë mendohej të ketë qenë në vlerën e 1.5 milionë eurove, por 571 mijë euro shtesë nuk do të paguhen për shkak të skadimit të kontratës.

Në vitin 2016, një raport ishte hartuar duke pretenduar se Mourinho kishte fshehur faktin që Real Madrid ishte përgjegjës për pagesat në drejtim të agjencisë Mendes, në vend se trajneri të ishte personalisht përgjegjës për pagesën e tyre.

Në 2018, Mourinho kishte arritur një marrëveshje me autoritetet e taksave për të shmangur një seancë gjyqësore pas dy shkeljeve tatimore.

Trajneri pranoi se ishte fajtor dhe u pajtua me një dënim me një vit burg, ku duhej të bënte pagesën prej 669,232 mijë eurove, krahas shumës totale prej 4.4 milionë eurosh.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer