Në këtë 16 vjetor kujtojmë me përulje dhe ua rikujtojmë vetës se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është liria dhe shtetësia e Kosovës. Kështu tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku derisa bëri homazhe pranë varreve të familjes Jashari, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Abdixhiku tha se në këtë përvjetor të pavarësisë erdhën për të bërë nderimet më të larta, siç e quajti ai në tempullin e lirisë.
Derisa uroi për festën e Pavarësisë së Kosovës, Abdixhiku potencoi se mbi këtë sakrificë, së bashku me aleatët shpresojnë për një të ardhme më të shëndoshë për Kosovën.
Përveç të parit të LDK-së, për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ishin krerë të lartë shtetërorë, ministra e qytetarë të shumë nga e gjithë Kosova dhe jashtë saj.