Me datë 14 shkurt, Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e tre personave të dyshuar për Vepër Penale “Mashtrim”.
Këta tre persona shtetas të Serbisë, u paraqitën në emër të vëllaut të Nezir Mehmetajt, e në emër të vetë Nezirit kinse për ta ndihmuar të lirohet nga burgjet e Serbisë.
Po kush e ku është Nezir Mehmetaj?
Janë bërë 4 vjet e dy muaj prej kur Nezir Mehmetaj, nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua në Merdare e sot e asaj dite po mbahet në paraburgim në Serbi. Kujtojmë se ai kishte ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje. Ditën që u arrestua, Neziri po e dërgonte nënën për një kontroll shëndetësor në Serbi.
Mehmetaj, kishte një urdhër-arrest aktiv me pretendimin se si ushtar i UÇK-së ai kishte marrë pjesë në maltretimin dhe vrasjen e shtatë personave, përfshirë serbë dhe romë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Si u zunë të dyshuarit për mashtrim?
Vëllau i Nezirit, Agron Mehmetaj na tregon detaje.
VIDEO: