Mazzari është pranë shkarkimit nga klubi i Napolit, ku rezultatet e dobëta kanë vënë nën shënjestër trajnerin italian.
Së fundmi, raportohet se Napoli ka kontaktuar trajnerin Francesco Calzona, ku aktualisht është trajneri i kombëtares së Sllovakisë. Federata e Futbollit të Sllovakisë ka aprovuar që Calzona të bëjë një punë të dyfishtë, ku primare do të jetë roli i tij te kombëtarja në fjalë dhe te Napoli të jetë trajner të paktën deri në qershor.
Në rast se Calzona vjen, Marek Hamsik do të rikthehet te ish-klubi i tij si pjesë e stafit të teknikut italian. Tashmë pritet vendimi që do të marrë klubi i Napolit.