E shtunë, 26 Tetor, 2024

Gjuajtje me armë në Tërstenik të Drenasit, intervenon policia

Dje rreth orës 12:00, gjatë një ahengu familjar, një person ka shtënë me armë zjarri në Tërstenik të Drenasit, raporton portali rajoni.org.

Policia në raportin 24-orësh të saj njofton së në vendin e ngjarjes në posedim të personit të dyshuar është gjetur një armë me gas e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja  me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer