Ish-fituesi i Premier League, Shinji Okazaki, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit.
Okazaki kishte kaluar katër vite me fanellën e Leicesterit dhe ishte pjesë e tyre kur u shpallën kampion të Anglisë në vitin 2016.
Lojtari japonez ishte bërë pjesë e ‘Dhelprave’ në start të sezonit pas një transferimi nga Mainzi. Ai luajti një rol mjaft të rëndësishëm drejt fitimit të titullit, duke bërë 39 paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar gjashtë gola.
Okazaki ishte emëruar ‘Lojtari më i mirë aziatik’ pas performancave të tij të mira gjatë atij sezoni.
Sulmuesi japonez në total kishte bërë 137 paraqitje për Leicesterin duke shënuar 19 gola. Ai pastaj u largua nga Anglia në drejtim të Spanjës, aty ku nënshkroi me Malagan në 2019, por kontrata e tij u shkëput pas vetëm 39 ditësh pasi paga e tij po e thyente limitin e tyre.
37-vjeçari që atëherë ka luajtur për klube të ndryshme si Huesca dhe Cartagena, ndërsa momentalisht luan në Belgjikë tek Sint-Truiden.
Por, lëndimet kanë bërë që ai të luaj në vetëm pesë ndeshje deri më tani, kështu që Okazaki ka vendosur të njoftojë pensionimin e tij.
“Kam një lajm për të gjithë ju. Unë kam vendosur të pensionohem pas këtij sezoni. Kam bërë më të mirën si lojtar i futbollit, por kur e kuptova se trupi in nuk kishte më fuqi, ndeva se kam arritur limitin”, ka thënë Okazaki.