lubi i basketbollit Peja e ka paralajmëruar një transferim bombastik.
Verdhezinjtë e kanë bërë një postim në faqen e tyre zyrtare duke e vendosur një robot, me ç’rast kanë shkruar: “Kush e din, e din!”.
E “Gazeta Express” merr vesh që përforcimi të cilin po e paralajmërojnë pejanët është Divine Myles, shkruan “Gazeta Express”.
Basketbollisti amerikan, i cili është natyralizuar në kosovar dhe që ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pritet të jetë përforcimi i radhës i kampionit aktual të Kosovës.
28 vjeçari i gjatë 180 centimetra, e njeh mjaft mirë ligën kosovare pasi në të kaluarën ka luajtur për Sigal Prishtinën dhe Proton Cable Prizrenin.
Pejanët synojnë ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar në kampionat dhe Myles pritet t’i ndihmojë ata shumë në këtë drejtim.
Pasi dështoi në Kupën e Kosovës, ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit krejt fokusin tash e ka tek kampionati vendor, por edhe tek Liga Ballkanike, të cilën synon ta fitojë po ashtu.