E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Problemet financiare në kulm, “fundoset” klubi i njohur anglez

Reading po kalon ditët më të vështira në dekada. Ata luajtën për herë të fundit në Premier League në vitin 2013 dhe më pas kaluan gjithë kohën në Championship duke luftuar për një rikthim në elitë.

“Uragani” për ta filloi vitin e kaluar nën udhëheqjen e Dai Yongge. Pasuan problemet financiare, skuadra zbriti në kategorinë e tretë, por tifozët do të ishin të lumtur nëse të këqijat marrin fund tani, kjo pasi Reading ësthë në prag të rënies në kategorinë e katërt.

Drejtuesit e ligës së Championship i hoqët pikë për herë të tretë këtë seozn për shkak të problemeve të tyre financiare. Atyre fillimisht iu zbrit një pikë në muajin gusht për shkeljen e rregullave të EFL-së dhe më pas tre pikë për dështimin për të depozituar 125% të pagës së tyre mujore deri në datën kur kanë rënë dakord me ligën, dhe më pas iu hoqën edhe tre pikë të tjera.

Ditën e martë, ata morën një zbritje tjetër pikësh, këtë herë për një vonesë prej më shumë se 80 ditësh në pagesën e taksave të të ardhurave të brendshme të Britanisë së Madhe.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer