E shtunë, 26 Tetor, 2024

Ajazi: Në Likoshan e Qirez filloj epoka e lavdisë dhe e vetëflijimit!

Kryetari i DD’së, Driton Ajazi, me bashkëpunëtor  ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë Memorialit të dëshmorëve në Likoshan, shkruan portali rajoni.org.

“Sot, përkujtuam 26 vjetorin e betejes së parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me policinë serbe në Likoshan dhe Qirez. Aty filloj epoka e lavdisë dhe e vetëflijimit duke dhënë mesazhin se pa gjak nuk fitohet Liria!”, ka shkruar Ajazi në facebook.

Postimi i plotë:

Sot, përkujtuam 26 vjetorin e betejes së parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me policinë serbe në Likoshan dhe Qirez. Aty filloj epoka e lavdisë dhe e vetëflijimit duke dhënë mesazhin se pa gjak nuk fitohet Liria!

Pët ti nderuar të rënët aty, së bashku me Asambleistë e bashkëpunëtor bëmë homazhe, duke kujtuar heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në ball të betejës kundrejt forcave të armikut në atë vend, siç  ishin Muhamet e Naser Gjeli dhe Rexhep e Beqir Rexhepi.

Kujtuam sakrificen e familjes Ahmeti, një familje sa bujare, aq mikëpritëse dhe atëdhetare, e cila me 10 anëtaret e saj hyri në piedestalin më të lart përkrah shumë familjve tjera që u sakrifikuan për Lirinë dhe të ardhmen e vendit tonë!

Kujtuam sakrificën e Nënë Rukies shtatzënë dhe flijimin e 4 vëllezërve Sejdiu dhe të gjithë dëshmorëve të rënë atë ditë!                

Dëshmorët janë ata që me veprat e tyre i dhanë kuptim lirisë që ne e gëzojmë sot!

Kujtimi dhe nderimi për ta do të mbetet i përjetshëm!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të asaj dite!🇦🇱🇽🇰

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer