Friday, June 27, 2025

Dukagjini transferon nigerianin Pascal Chidi Bolu

Dukagjini është përforcuar me futbollistin nigerian, Pascal Chidi Bolu. Për afrimin ka njoftuar vetë klubi nga Klina.

“Pascal Chidi Bolu është transferi me i ri i klubit tonë. Me Chidi Bolu kemi arritur marrëveshje ku ai do të mbrojë ngjyrat tona deri në fund të kësaj sezone. Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës ku së fundi ishte pjesë e klubit Arsenal Tivat në Mal të Zi”, ka shkruar Dukagjini. “Njëzet e tre vjeçari do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për kryetrajnerin Dallku”.

Në tabelën e Superligës së Kosovës të kryesuar nga Ballkani, Dukagjini gjendet në vendin e gjashtë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer