E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Xhensila zbulon një sekuencë nga projekti i ri, teksti i saj thotë shumë për raportin me Besin

Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku, po vazhdojnë të komentohen lidhur me krisjen e tyre, e që thuhet të jetë edhe ndarje.

LLafe të tilla po qarkullojnë lart e poshtë, e dyshja nuk kanë konfirmuar ende një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

E vetmja provë për ndarjen e tyre janë disa lëvizje në rrjete sociale të cilat meren si shenja.

Së fundi, Xhensila ka publikuar një sekuencë të shkurtër të këngës së saj të ardhshme.

Teksti i saj po meret si dedikim ndaj Besit, e në një formë konfirmon edhe zërat për ndarje.

“Mos ma përmend emrin. Do e ndërroj dhe mbiemrin. Vet kam për t’ia dal. Jetën ti s’ma ndal”, thuhet në këngën e saj e cila nuk dihet kur do të publikohet./Lajmi.net/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer