Friday, June 27, 2025

De Zerbi, favoriti për ta zëvendësuar Ten Hagun te Man Utd

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi është një pretendent shumë i fortë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Man United, kanë thënë burimet për Football Insider.

E ardhmja e trajnerit aktual të United, Erik ten Hag është në mëdyshje pas investimit të fundit të Sir Jim Ratcliffe – me Football Insider që zbuloi se ai nuk shihet si një menaxher afatgjatë i “Djajve të Kuq”.

De Zerbi, 44 vjeç, shihet nga United si një “kandidat i spikatur” për të zëvendësuar holandezin, transmeton Gazeta Express.

Shefat e klubit mendojnë se stili i tij i lojës agresive i përshtatet shumë më mirë moralit të Djajve të Kuq sesa ai i Ten Hag, ndërkohë që ai gjithashtu ka një histori të provuar të përmirësimit dhe zhvillimit të lojtarëve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer