Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i tillë ka ndodhur me 29 shkurt në në një familje në Drenas, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e Shqipërisë..
Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor ,ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dje [2 mars] dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’./Rajoni.org/