E diel, 27 Tetor, 2024

Si po e sulmon pushteti i Skenderajt, familjen Jashari – Nuredin Lushtaku publikon mesazhin

Kryetari i listës “IDEAL”, Nuredin Lushtaku përmes rrjetit social facebook ka reaguar ndaj një mesazhi të Drejtorisë së Arsimit dërguar drejtorëve të shkollave, ku i bëhet thirrje që mos të marrin pjesë në nderime në Prekaz, shkruan portali rajoni.org.

”Vlerësojeni vetë këtë mesazh të Drejtorisë së Arsimit dërguar drejtorëve të shkollave, ku i bëhet thirrje që mos të marrin pjesë në nderime në Prekaz.
Përderisa më 5, 6 dhe 7 Mars bllokohen rrugët në Skënderaj nga vizitat e qytetarëve nga e gjithë Shqiptaria, qeverisja komunale në Skënderaj bënë thirrje që pjesëmarrja e shkollave në Prekaz të jetë e zbehtë”.

Tutje ai ka akuzuar pushtetin e Skenderajt së në forma të ndryshme po e sulmon familjen emblematike Jashari.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Çdo ditë mundohen të marrin merita në emër të luftës dhe Familjes Legjendë të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe gjithë të rënëve në Prekaz me 5,6 dhe 7 Mars, ndërsa në anën tjetër, në forma të ndryshme po e sulmojnë këtë familje Emblematike.

Vlerësojeni vetë këtë mesazh të Drejtorisë së Arsimit dërguar drejtorëve të shkollave, ku i bëhet thirrje që mos të marrin pjesë në nderime në Prekaz.
Përderisa më 5, 6 dhe 7 Mars bllokohen rrugët në Skënderaj nga vizitat e qytetarëve nga e gjithë Shqiptaria, qeverisja komunale në Skënderaj bënë thirrje që pjesëmarrja e shkollave në Prekaz të jetë e zbehtë.
I bëj thirrje të gjithë Drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve që mos t’i dëgjojnë këshillat e matrapazëve por ta nderojnë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz.
Tregonju këtyre matrapazëve që ju nuk ia keni frikën atyre ashtu si Jasharajt u flijuan duke mos pasur frikë nga regjimi i Serbisë.
Dëshmorët dhe martirët nuk u flijuan për politikë dhe interesa personale por për lirinë e vendit.

Vlerën dhe veprën e Familjes Legjendare të Komandantit Legjendar Adem Jashari nuk mund ta zbeh kjo qeverisje e turpit dhe asnjë qeverisje që vjen pas saj.

Përjetë mirënjohje dhe përulje ndaj Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

N.L

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer