E diel, 27 Tetor, 2024

Kina do t’ua heqë vizat gjashtë shteteve: Përfitojnë shumë shqiptarë, por mungon Kosova

Kina do të ofrojë hyrje pa viza në territorin e saj për shtetasit e katër shteteve nga 14 marsi i këtij viti.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, njoftoi se bëhet fjalë për Zvicrën, Irlandën, Hungarinë, Austrinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, raporton agjencia “Reuters”.

Duke e pasur parasysh faktin se shumë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër, Austri dhe Belgjikë, nga ky vendim do të përfitojnë edhe ata, nëse janë të interesuar që ta vizitojnë shtetin e largët aziatik.

Megjithatë, shtetasit e Kosovës nuk janë në listën e njoftimit të Kinës për udhëtim pa viza, edhe pse ata tashmë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet e Zonës Shengen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer