E diel, 27 Tetor, 2024

Mosmarrëveshje për ‘mexha’ në Baicë të Drenasit, arrestohet një person

Një person në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit është arrestuar dje rreth orës 10:00, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore i ka dëmtuar rrethojën e oborrit një bashkëfshatari, shkruan portali rajoni.org.

Pas këtij incidenti në rast janë përfshirë edhe vëllai i të dyshuarit dhe i viktimës, të cilët kanë kanosur njëri-tjetrin.

Policia njofton së palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari i parë i rastit dërgohet në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit është hapur rast për asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe për kanosje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer