E diel, 27 Tetor, 2024

Flamuri i Suedisë të hënën pritet të valëvitet në selinë e NATO-s

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka flutruar sot për në Uashington, ndërsa aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n hyn në hapat e saj përfundimtarë. Suedia do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO qysh të enjten, kanë deklaruar për POLITICO dy zyrtarë që kanë njohuri për agjendën.

Koha e saktë e hyrjes varet nga ritmi i Hungarisë për regjistrimin e konfirmimit të aplikimit së Suedisë në Uashington.

Siç raporton POLITICO,një ceremoni e ngritjes së flamurit është planifikuar në selinë e aleancës në periferi të Brukselit mesditën e së hënës për të shënuar ceremonialisht pranimin

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer