E diel, 27 Tetor, 2024

Në një shkrim në X, Sanduloviq ka kërkuar që të shikohet me vëmendje fotografia, derisa pyet nëse janë “ata terroristë”

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, kohë më parë kishte bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas kësaj ai ishte arrestuar e torturuar për disa ditë nga BIA serbe e madje edhe familja e tij ishte kërcënuar e shantazhuar,

Ai përsëri nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i tij e sot ka postuar fotografinë e fëmijëve të familjes Jashari, që u vranë nga sulmet serbe në vitin 1998.

Sandulloviqi ka kërkuar nga ndjekësit që ta shohin mirë fotografinë dhe të pyesin veten nëse këta fëmijë janë “terroristë”, siç pretendon Serbia.

“Shikoni mirë këtë fotografi, sepse këta janë fëmijët e familjes Jashari që janë vrarë. Ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq. Në mesin e fëmijëve ishte 7-vjeçarja Blerina Jashari, e cila u vra me një plumb në kokë”, shkroi Sandulloviq.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer