E diel, 27 Tetor, 2024

Zhduket një femër në Skenderaj, policia nis hetimet

Një femër është raportuar e zhdukur nga familja e saj në Skenderaj.

Sipas policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 11:00 ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Njësitet përkatëse të policisë, në kuadër të stacionit në Skenderaj, kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Skenderaj 06.03.2024 – 11:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se me datën e cekur viktima kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia nuk ka treguar identitetin e të zhdukurës as moshën e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer