E diel, 27 Tetor, 2024

Një serb tenton të fus në Kosovë 100kg kafeinë me origjinë nga Kina, kapet nga policia

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në Pikën kufitare në Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar kanë hasur në maunën e cila po transportonte mallra për Kosovë, gjersa ngasësi i atij automjeti, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në kabinën e v.

Malli “Caffeine Anhydrous” në formë pluhuri ishte në 5 pako nga 20 kilogramë, në total 100 kilogramë që kishte origjinë nga Kina.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.

Ndryshe, “Caffeine Anhydrous” është një formë e përpunuar e kafeinës, që kohët e fundit është bërë i njohur për humbje peshe dhe përmirësim të performancës atletike.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer