E diel, 27 Tetor, 2024

Komandant Kajtazi: Skënderajin e Prekazin e vizituan mbi 16 mijë veta, nuk është shënuar asnjë incident

Në ditën “e tretë, “nata e zjarreve“ që mbahet në kuadër të manifestimit “epopeja e UÇK-së, “kushtuar luftës dhe sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari, Skënderajn dhe Prekazin i kanë vizituar persona nga të gjitha anët e Shqiptarisë, shkruan portali rajoni.org.

Mirëpo, edhe pse ka pasur një fluks të madh të qytetarëve, nuk është shënuar asnjë ekces apo incident më i vogël, madje nuk ka pasur as aksidente të vogla në trafik. Policia e Kosovës në rreth të këtij manifestimi ka qenë në nivel të detyrës dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, duke ndikuar që festa të përfundojë pa probleme taman siç i ka hije nji Drenices .

Komandanti i stacionit policor në Skënderaj Muhamet Kajtazi e quan këtë një mrekulli të llojit të vet.

“Ndihem i privilegjuar si komandant i Policisë që kam rastin të jua shërbej në fushën e sigurisë së bashku me kolegët. Nuk ka kënaqësi më të madhe për ne si PK-ës kur shohim fytyra të buzëqeshura duke festuar vazhdimisht, si për festën e Pavarësisë më 17 Shkurt, ku Prekazin e vizituan afër 75,000 vizitor dhe tani, me rastin e manifestimit të Epopesë së UÇK-së në 5, 6, dhe 7 Mars, ku na vizituan afër 16,000 vizitor nga të gjitha viset shqiptare“, ka shkruar Kajtaz në profilin e tij në Facebook duke vazhduar: “Dhe e gjithë kjo levizje e vizitorëve nëpër rruget e qytetit që kaloi pa asnjë incident, lë mesazh për ne, kjo punë – kjo sjellje e dyanshme t’ia lënë pa koment. ‘Është mrekulli vetë’.”/Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer