E diel, 27 Tetor, 2024

Ndalimi i Lushtakut nga Specialja, Kastrati: Jugonostalgjikët u gëzuan por UÇK – ja është në çdo cep të këtij vendi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj ndalimit disa orësh të Sami Lushtakut nga hetuesit e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka thënë se hetuesit e Speciales këtë e bëjnë për t`i arsyetuar pagat e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kastrati ka shkruar se me lajmin për ndalimin e Lushatakut janë gëzuar jugonostaligjët.

Ai ka thënë se me këso veprimesh nuk duhet të gëzohet askush sepse UÇK-ja është në çdo cep të këtij vendi.

“Këta ” specialcat” deri diku i kuptoj se disi me shoë të lodhët duhet me i arsyetu rrogat e tyre… Ama JUGONOSTALGJIKËT – BIOLOGJIK mos u gëzoni se UÇK-ja është në çdo cep të këtij vendi, në çdo libër të historisë ku kanë me mësu fëmijët tuaj, në çdo milimetër….”, ka shkruar Kastrati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer