E premte, 8 Nëntor, 2024

Gjyqtari që i dha penallti të paqenë Llapit, e përmend Agim Ademin në kërkim-falje

Gjyqtari Gramos Shala kërkoi falje sot për gabimin që e bëri në ndeshjen mes Llapit dhe Gjilanit duke akorduar penallti për llapjanët në fund të takimit.

Shala ndër të tjera në kërkim-faljen e tij për klubin gjilanas e përmendi edhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të cilin u mundua ta mbronte nga “sulmet”.

“Nuk pajtohem në rastet kur për një gabim të një referi, ato t’i adresohen duke e atakuar presidentin Agim Ademi sepse nuk është fer dhe korrekt siç shohim në disa studio sportive të disa analistëve. Për gjithë këtë kam vendosur të prononcohem me shkrim në FB”, ka shkruar Shala.

“Nuk është hera e parë që në studio akuzohem e etiketohem për vendimet e marra që janë të qëllimshme dhe të paditura duke akuzuar se unë jam ai që po e humbi investimin milionësh të FFK-së nga presidenti për VAR-in”, shtoi referi kosovar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer