E premte, 8 Nëntor, 2024

Në Gaza vritet legjenda e futbollit palestinez

Futbollisti palestinez, Mohammed Barakat është vrarë nga bombardimet izraelite në shtëpinë e tij në Khan Younis gjatë luftimeve që po vazhdojnë në Gaza.

Shtëpia e familjes së Barakat u godit nga bombat izraelite të hënën, në ditën e parë të agjërimit gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit.

Barakat e përfaqësoi edhe Palestinën tri herë, ndërsa ishte pjesë e klubit Ahly Gaza në ligën lokale, shkruan “Al Jazeera”, përcjell “Gazeta Express”.

39 vjeçari i kishte shënuar 114 gola dhe njihej si “legjendë e Khan Younis” gjatë lidhjes së tij të gjatë me ekipin Khan Younis Youth Club, ku ishte edhe kapiten.

Sulmuesi luante edhe futboll në fushë edhe futboll në plazh, ndërsa ishte pjesë e klubeve West Bank dhe Jordan, por edhe Al-Wehdat, si dhe e klubit nga Arabia Saudite, Al-Shoala.

Vdekja e tij u konsiderua si “një humbje e madhe për futbollin palestinez”, nga Khalid Abu-Habel, një futbollist palestinez.

“Unë kam luajtur kundër tij”, thotë për “Al Jazeera”, Abu-Habel, një mbrojtës i ekipit Khadamat al-Maghazi, pasi u konfirmua vdekja e sulmuesit legjendar.

“Ai ishte i shpejtë dhe i zgjuar. Një top, top golashënues. Jashtë fushës, ai ishte i sjellshëm dhe miqësor. Një mik i dashur për të gjithë”, shtoi ai.

Abu-Habel, i cili ndërkohë është edhe doktor dhe punon në spitalin Al-Aqsa Martyrs Hospital, thotë se komuniteti i futbollit në Gaza humbi shumë gjatë luftës që po vazhdon.

“Sa njerëz të tjerë duhet t’i humbim? Komuniteti sportiv në Gaza thjeshtë po kolapson. Jam mjaft i mllefosur. Ai është një ikonë e futbollit. Sporti në Gaza ka humbur shumë gjatë luftës”, përfundoi ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer