Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën, shkruan portali rajoni.org.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur djerreth orës 21:00.
Viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet për të sqaruar rrethanat që quan deri të therja po i kryen njësia përkatëse e policisë në Drenas.