E hënë, 28 Tetor, 2024

SKANDAL: Art Motion transmeton Premier Ligën angleze jashtëligjshëm në Kosovë, deputeti Ramadani publikon konfirmimin nga Londra

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani sot ka publikuar një letër të cilën ia ka dërguar drejtori i të drejtave të transmetimit i Premier Ligës Angleze Josh Smith.

Në këtë letër drejtori i Premier Ligës ka thënë se operatori kabllor Art Motion nuk ka të drejtë dhe nuk është i autorizuar ta transmetoj Premier Ligën angleze në Kosovë.

“Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë” thuhet ndër të tjera në letrën e ardhur në Komisionin Parlamentar për Media.

Më poshtë postimi i plotë i Kryetarit të komisiionit parlamentar për media, Valon Ramadanit:

“Si kryetar i Komisionit për Media, pas diskutimeve e shqetësimeve të shumta të ngritura në Komision e në publik në lidhje mbi pretendimet për transmetim të paligjshëm dhe të paautorizuar të Premier Ligës Angleze në Kosovë nga platforma “ArtMotion” përmes kanaleve serbe “ArenaSport”, unë i jam drejtuar me letër vet Premier Ligës nga të cilët kam kërkuar sqarim.

Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë.

Transmetimet deri tani del të jenë bërë jashtëligjshëm dhe si të tilla do të duhej të trajtoheshin nga Komisioni i Pavarur i Mediave”.

Kujtojmë që përmes këtyre kanaleve të Arena-së, vitin e kaluar ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovës dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer