Gjendja e një grope në qytetin e Skenderajt është bërë problem për të cilin qytetarët po ankohen çdo ditë e më shumë, shkruan portali rajoni.org.
Bëhet fjale për gropen qe ndodhet hiç me larg së 200 metra nga zyra e kryetarit të Skenderajt, në rrugën ‘Rexhep Mala’.
Banorët të cilët perdorin këtë rrugë çdo ditë i kanë thënë rajonit se kjo grop ndodhet prej kohësh në këtë gjendje dhe askush deri më tash nuk e ka riparuar, anipse nuk do shumë punë.
Këto dëmtime të rrugëve po u paraqesin vështirësi sidomos shoferëve, pasi veturat që po bien në të – po u shkakton disave edhe telashe./Rajoni.org/