E hënë, 28 Tetor, 2024

Mediumi pohon se analisti lëshoi një bombë gjatë intervistës, Rambaja nuk pajtohet me titullin

Televizioni “Euronews Albania”, ka zhvilluar një intervistë me analistin Sadri Ramabaja. Në kanalin e tyre në Yotoube i kanë vendosur kësaj intervistë një titull që nuk i ka pëlqyer Ramabajës.

Deklarata bombë e ekspertit…“, shënohet në titullin e kësaj interviste.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit të Vetëvendosjes. E ka demantuar që ka lëshuar ndonjë bombë gjatë kësaj interviste.

Ai ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, ku e ka shpërndarë intervistën e dhënë për këtë medium. Ku tema kishte qenë tokat e Manastirit të Deçanit.

Titulli i plotë i kësaj intervistë është “Deklarata bombë e ekspertit. Tani do të shihni çfarë do të ndodhë në Kosovë, me dhe pa Kurtin”. Bashkangjitur me këtë Ramabaja ka shkruar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen.

“Intervista ime e sotme…(Titulli nuk përputhet me përmbajtjen!)”, ka shkruar Ramabaja.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer