E hënë, 28 Tetor, 2024

Escobar: Pas Manastirit, Kosova ka edhe dy kushte për t’u bërë anëtar i KiE

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pas vendimit për Manastirin e Deçanit Kosova duhet të ndërmarr edhe hapa tjerë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Escobar thotë se ai kyç është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha Escobar në një intervistë sot për Radion Evropa e Lirë.

Kur u pyet nëse vendi i tij do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Escobar tha se janë “duke i vlerësuar të gjitha opsionet”.

“Neve ende na duhet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe]. Ai është kyç. Dhe, kur të flasim për zgjerim, do t’ju shpjegoj pse Asociacioni është kaq i rëndësishëm”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer