E hënë, 28 Tetor, 2024

Vendoset Pllakë Nderi për Azem Sylën në shtëpinë e tij në Kishnarekë

Një Pllakë Nderi është vendosur sot për Azem Sylën në Kishnarekë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ndau edhe pamje nga atje.

Në postimin e tij në “Facebook”, Lladrovci ka vlerësuar lart veprimtarinë e Sylës.

“Kjo veprimtari e përbashkët, na mbledh edhe sot, për të shprehur nderim, për njeriun e fjalëve të pakta e veprave të mëdha, Azem Sylën – Dajën.Faleminderit Dajë për krejt çka ke bërë për kombin, për Kosovën!Nderim për të gjithë ata që kontribuojnë me “Pllakë Nderi”, për meritorët tanë, për shokët e bashkëluftëtarët e veprimtarët, bijat e bijtë më të mirë të kombit”, tha Lladrovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer